Momentet e frikshme të 8 vjeçares në tendën e jashtme të katit të 5

Një vajzë e vogël në Kinë, duke kërkuar nënën e saj, u gjet e bllokuar në tendën jashtë dritares së katit të pestë të shtëpisë së saj. Vajza e vogël ka bërtitur për ndihmë mbi gjysëm ore, derisa një fqinj ka dëgjuar britmat e saj të dëshpëruara dhe ka thirrur zjarrfikësit. Njëri prej zjarrfikësve arriti të shpëtonte vogëlushen 8-vjeçare duke lidhur rreth trupit të saj një litar dhe duke e ndihmuar që të lëvizte në mënyrë të sigurtë. Fqinji tha se kishte dëgjuar britmat e vajzës, por nuk mundej të kuptonte se nga vinte zëri. Më në fund ai e ka gjetur atë mbi tendën e dritares së katit të pestë duke thirrur menjëherë zjarrfikësit.