FOTOLAJM "Era e re", Thaçi e Vuçiç mblidhen paqesisht mbi të njejtën hartë

BERLIN - Kryeministri shqiptar Rama dëshmon me anë të një fotografie, sesi një erë e re po fryn në Ballkan dhe sesi bashkëjetesa dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të japë fryte.Në një foto të publikuar sot në Fb nga Rama shihen sëbashku, Kryeministri serb Vuçiç dhe Kryeministri kosovar Thaçi duke parë të njëjtën hartë dhe natyrisht, në mes tyre, Kancelarja gjermane Merkel që dëften mbi të. Po aty, në të njëjtën tryezë, ndodhet edhe Kryeministri shqiptar Rama.Me anë të kësaj fotoje, Rama pohon atë që deklaroi në Berlin, se “një rajon i njohur për luftë, gjenocid, spastrim etnik, tashmë është duke marrë hapat e nevojshëm për një të ardhme më të mirë dhe më të begatë.”armanda shtembari/Oranews.tv