“Orientalja” Rita Ora
Rita Ora, aktualisht në Tajlandë, i dhuroi fansave të saj një seri të re fotosh joshëse, në të cilat shfaqen edhe një herë më shumë linjat e saj tërheqëse trupore.Një ditë pasi u fotografua në plazhet ekzotike tajlandeze në shoqërinë e reperit të mirënjohur Snoop Dog, 22-vjeçarja e lindur në Prishtinë realizoi disa fotografi artistike, në hotelin në të cilin është duke qëndruar në Bangkok.E stolisur me bizhuteri me motive orientale, këngëtarja përdori një kamera uji, për të kapur imazhet e veçanta nga brenda ujit.Së bashku me reperin me famë ndërkombëtare, 22-vjeçarja udhëtoi në Tajlandë për të mbajtur një koncert të përbashkët, i cili u ndoq prej dhjetëra mijëra personave dhe u konsiderua nga kritika vendase si një prej mbrëmjeve më madhështore muzikore të përjetuara ndonjëherë në Tajlandë.