Kim dhe Beyonce ia kalojnë mirë së bashku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2013, 10:13
Që kur Kim Kardashian u bë e famshme, spekulimet për jetën e saj nuk kanë pasur fund. Disa kanë qenë të vërteta e disa po dalin të mos jenë.Siç e dimë, i dashuri i saj, Kanye West është mik i mirë me reperin, Jay Z ,por ishte raportuar se Kim dhe gruaja e Jay Z, këngëtarja Beyonce nuk shkojnë mirë mes tyre për shkak se, kjo e fundit nuk e pëlqen atë.Këto thashetheme i ka mohuar kategorikisht Kim duke thënë madje se, Beyonce, është një nga njerëzit më të mirë që ajo ka njohur në jetë."Nuk është e vërtetë që nuk shkojmë mirë. Ajo është një nga njerëzit më të ëmbël që unë kam takuar. Unë nuk e di nga dalin këto gjëra por besoj se duan të na armiqësojnë", ka thënë Kim në një intervistë dhënë së fundmi.