Starton turi i koncerteve të Rihannës dhe Eminem

Fansat janë drithëruar të premten pasi Rihana dhe Eminem startuan turin e tyre të koncerteve, të quajtur "The monster tour", i cili ngriti siparin në stadiumin e Pasadena, Kaliforni. 41 vjeçari Eminem dhe 26 vjeçarja bukuroshe Rihanna u ngjitën në skenë plot energji, duke kënduar këngët në bashkëpunim por edhe hitet e tyre solo.Një ndër fansat më të çmendur shumë pranë skenës ishte babai i Rihannës, Ronald Fenty. Në të kaluarën ato kanë patur një marrëdhënie jo shumë të mirë, me zenka e konflikte të herëpashershme por tashmë duket se gjithçka mes tyre është sheshuar dhe duket se Robin ka qënë vërtetë krenar për vajzën e tij super star.Bukuroshja nga Barbados shfaqi me krenari edhe këtë herë trupin e saj mëse në formë me një veshje sportive dhe interesante. Sigurisht që sportiv ishte edhe Eminem, me një T shirt të zezë, pantallona tre çerekshme dhe me kapele. Pas Kalifornisë, çifti do të udhëtojë edhe në 2 qytete të tjera, ne New Jersey dhe në vendlindjen e reperit, Detroit. Këngëtarët kanë bashkëpunuar në 2 këngë që u shndërruan në dy superhite botërore, "Monster' dhe "Love the way u lie".“Më pëlqen bashkëpunimi me Rihannën -u shpreh Eminem, për MTV News. Njerzit kur na shohin se bashku thonë se këta të dy janë të çmendur. Dhe më pëlqen ky fakt”Nuk mund të mungonin edhe fansat miq të dy këngëtarëve. Mes tyre ishin të pranishëm super modelja braziliane Adriana Lima, dy motrat e familjes Jenner, Kylie dhe Kendell Jenner si dhe këngëtari 42 vjeçar David Arquette.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter