Kush e shndërroi Pamela Anderson në një seks simbol?
Ajo është gruaja qe e krijoi Pamela Anderson dhe e shndërroi atë në një ikonë seksi me famë botërore, e ndihmoi atë që nga një vajzë simpatike të shndërrohej në një fenomen botëror. Pasi u njoh me Pamelen, në atë kohë një aktore e re dhe një modele, mbi setin e fotografive të Playboy, make up artist Alexis Vogel, e kuptoi menjëherë se cfarë mund të bënte me atë vajzë."Kisha dëgjuar për të, ajo kishte xhiruar në atë kohë pak seri në "Home Improvement" dhe sapo kishte nisur me disa seri të Bayëatchit por në atë kohë ajo dhe askush nuk e kuptonte imazhin e saj. Ishte ende shumë e vogel" shprehet Alexis per MailOnline."Pamela në atë kohe ishte thjesht një fytyrë e re, e bukur pa diskutim dhe unë doja që ti jepja asaj një imazh. Une e kam dashuruar vërtetë Brigite Bardot, atë simbol të seksit femëror por sigurisht që kisha bindjen se edhe Pamela mund të ecte në gjurmet e saj, duke i krijuar asaj një imazh të vetin, një look të vetin".Kopertina e gushtit te vitit 1993 me foto te realizuara nga Dan Aykroyd ishte arritja më e madhe e Pamelës në atë kohë por kjo ishte vetëm pikënisja e një rrugëtimi të gjatë të shoqërisë 21 vjecare mes Pameles dhe Alexis.Në atë kohe Pamela i bëri një premtim Alexis, pas suksesit të atyre fotove: "Për çdo ditë te jetës time, ti do te jesh vetme artiste që do të më prekësh".E në fakt, në kopertinen e Playboy në 1994, Pamela ishte shndërruar në një njeri krejt tjetër, një super bjonde. Ende sot Alexis tregon se ka një shoqëri të ngushtë me Pamela Anderson. Ndonëse sot 47 vjec dhe nënë e dy femijëve, Pamela Amderson vijon të ruajë linja trupore në formë, vijon të jetë ende një imazh seks-bombë dhe ende make up i saj realizohet nga duart e Alexis. Pamela është nënë e dy djemve, Brandon 18 dhe Aylan 16, me ish bashkëshortin e saj Tommy Lee.Madje fshehtas Alexis, e cila ndihet vërtet si tezja e djemve, thotë se pavaresisht lirshmërisë për të ndërtuar vetë jetën e tyre, Pamela është një mama shumë strikte. Megjithatë duket se ata janë shumë larg dyerve dhe famës së Hollivudit, pavarësisht faktit se nëna e tyre ende sot konsiderohet si një nga femrat më të bukura e më seksi dhe babai i tyre është një yll i muzikës rock. Alexis është një artiste e vërtëtë e make up dhe përveç shoqërisë së ngushtë me Pamela Anderson ka edhe kliente të tjera super të njohura e me famë, si Sharon Stone, Shakira, Kelly Klarkson etj.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter