Miliarderi me këmishe ari që ruhet nga 4 roje

Një indian i cili ka bërë një pasuri të shumtë duke hapur një fabrikë tekstilesh, është siguruar që e gjithë bota të marrë vesh për suksesin e tij të madh. Ai ka veshur një bluzë të bërë e tëra nga ari i pastër e cila mund të kushtojë sa një pasuri e tërë.Pavarësisht se ai la shkollën pa asnjë rekomandim Pankaj Parakh krijoi një biznes multimilionerësh në Indi.Dhe tani për të festuar 45 vjetorin e tij të lindjes, ai ka porositur këtë bluzë të cilën e ka veshur plot krenari.Por ajo që habiti më shumë opinionin ishte se burri miliarder ecën në rrugët e Indisë me katër roje të cilët kujdesen që atij të mos i vidhet asgjë.