Stresi: "Flori Mumajesi është shpëtimtari im"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2014, 19:01
Flori Mumajesi, këngëtari i njohur por edhe një producent i suksesshëm i ka kushtuar një postim në Instagramin e tij reperit të njohur Stresi.Bashkangjitur një videoje ku Stresi thotë se “Flori Mumajesi është shpëtimtari i tij dhe nëse nuk do ishte ai, reperi nuk do ishte këtu ku është”, Flori ka shkruar : “Nuk ka vlere me te madhe se sa kjo,fatkeqsisht jo te gjithe e kane. Respekte, ne jete dhe ne karrieren artistike, takojme shume njerez por eshte shume e rendesishme te mos i harrojme bashkeudhetaret.”Miqësia e dy artistëve kaq të dashur për publikun ka bërë që ky status të pëlqehet dhe të komentohet me pozitivitet ku fansat kanë përgëzuar të dy palët për mirënjohjen.