Vjedhja e Bankës, Meksi kundër Fullanit: Të adresohet përgjegjësia

Tiranë – Pas skandalit të vjedhjes së 713 milion lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë, dorëheqjae Guvernatorit Ardian Fullani nuk është kërkesë vetëm e shoqërisë civile por edhe e vetë anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të bankës së Shqipërisë.Gjatë mbledhjes së këshillit që zgjati për disa orë pasditen e djeshme(6 gusht 2014) mësohet se anëtarja Ermelinda Meksi ka bërë propozimin për largimin e kreut të Bankës, propozim i cili është rrëzuar nga anëtarët e tjerë të Bordit.Pas publikimit të këtij fakti në Media, Banka e Shqipërisë nxitoi të publikonte një deklaratë ku mohohej se një çështje e tillë ishtë diskutuar në mbledhje.Por duke iu përgjigjur interesit të madh të publikut për të vertetën e mbledhjes, Ermelinda Meksi komunikoi përmes rrjetit social facebook.Edhe pse Meksi nuk qartësoi nëse e ka bërë apo jo një propozim të tillë, ajo thotë se ka kërkuar që në skandalin e vjedhjes së Bankës të përcaktohet përgjegjësia e çdo drejtuesi të saj, që nga Administratorët e saj deri tek punonjësi më i fundit sepse vetëm kështu i kthehet besimi publikut se ngjarje të tilla nuk do të përsëriten.Meksi është anëtarja e parë e Këshillit Mbikqyrës që reagon për këtë cështje me ndjeshmëri të lartë publike.Ermelinda Meksi, anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së ShqipërisëMeksi ka përdorur termin "Administatorët" duke mos e përmendur emrin e Guvernatorit Ardian Fullani dhe zëvendësve të tij në mesazhin e e saj në Fb, ashtu siç veproi edhe më 30 korrik 2014, kur kërkoi të njejtë gjë: "Përgjegjësi nga njerëz me integritet".Madje, në postimin e atyre ditëve, Meksi iu përgjigjet komentuesve se në kërkesën e saj është nisur nga kompetenca "që më jep ligji i BSH-së. Për sa shumë nga sa ju kërkoni, e jep neni 47/2 i ligjit të BSH-së , i cili adreson qartë si dhe kush e mundëson." [caption id="attachment_340957" align="alignleft" width="506"]meksi Komunikimi i Meksit me miqtë e saj në Fb më 30 korrik[/caption]Realisht, ligji 47/2 për të cilin Meksi ka shkruar më 30 korrik 2014, flet pikërisht për mënyrën sesi shkarkohen Guvernatori dhe Zv.Guvernatorët e Bankës."Edhe në përfundim të mbledhjes së këshillit Mbikqyrës të Bankës, zhvilluar në mbrëmjen e 6 gushtit, Meksi ka lënë një mesazh në Fb në të cilin shprehet se me përgjegjësinë e anëtares së Këshillit Mbikqyrës ajo do ta thojë fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë:“Me përgjegjesine e anëtares së Këshillit Mbikqyrës, kam kërkuar qe krahas detyres per rishikimin e kuadrit rregullator qe nxori ngjarja e rende ne BSH, Keshilli Mbikqyres duhet te perdore te gjithe instrumentat ligjorë të disponueshëm per adresimin e plote te përgjegjësive në gjithë strukturën e Bankës: nga Administratorët, Këshilli Mbikëqyrës e deri te specialisti më i fundit.Vetem keshtu mund ti rikthehet besimi publikut se ngjarje te tilla nuk do perseriten ne te ardhmen. Pavaresia e nje banke qendrore ecen paralel me pergjegjshmerine e te zgjedhurve per drejtimin e saj. Kjo situate ka vene te gjithe strukturen e BSH para nje sprove te veshtire qe duhet perballuar me maturi e pjekuri.Per me shume, - shkruan Meksi, - në respekt te etikes dhe ligjit mund te shprehem vetem para Kuvendit, si organi me i larte i sovranit që më ka zgjedhur.”ar.sh/Oranews.tvpostimi i meksit(Në foto: Postimi i sotshëm i Meksit në Facebook) Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter