Trupat izraelite tërhiqen nga Gaza

Gaza- Izraeli deklaron tërheqjen e të gjithë trupave në pozicionet e saj të mbrotjes jashtë Rripit të Gazës.Lëvizja ndodhi disa minuta pasi hyri në fuqi një armëpushim prej 72 orësh mes Izraelit dhe lëvizjes palestineze, Hamas, i arritur me ndërmjetësinë e Egjiptit. Ky armëpushim zyrtarisht hyri në fuqi sot herët në mëngjes, rreth orës 06:00 me orën tonë,Izraeli tha se qëllimi kryesor i konfliktit- për të shkatërruar tuneletet e militantëve- është arritur. Ndërkohë zyrtarët në Gaza thonë se konflikti 4 javor ka vrarë 1800 palestinezë. Edhe 67 izraelitë kanë gjetur vdekjen.Megjithatë zëdhënës i ushtrisë tha se forcat e armatosura do të vendosen në pozicione mbrojtëse jashtë Rripit të Gazas dhe do të qendrojë aty. “Por vetëm pak minuta pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, sirenat e alarmit u dëgjuan në Jerusalem dhe Tel Aviv pasi militantët e Hamasit qëlluan raketa në qendër të izraelit. Nga ana tjetër edhe ushtraët izraelitë kryen kontrolle dhe sulme pak par anisjes së armëpushimit. “ shkruan BBC.