Reforma territoriale ngre në këmbë Bulqizën, banorët: Të mbeten njësoj, ndryshe bojkot zgjedhjeve
Bulqizë-Tre komuna në Gollobordë përkatësisht, komunat Ostren, Trebisht, Stërblevë kanë dalë kundër Reformës Territoriale dhe banorët kundërshtojnë bashkimin me Bulqizën.Sipas kryetarit të Këshillit të Komunës Ostren, vendimet e tre këshillave komunale, janë që të mbeten në një njësi vendore pasi kanë të gjitha traditat dhe zakonet e njëjta që nuk përputhen aspak me ato të Bulqizës:“Përfaqësia e Gollobordës përfaqësohet nga komuna e Gollobordës dhe mbetët me emrin Gollobordë, për shkaqe dhe arsye të ndryshme, duke u nisur nga traditat, zakonet dhe motivet dasmore që janë krejtë të veçanta nga çdo lloj zone dhe krahine tjetër të rrethit Peshkopi dhe Bulqizë. E para bojkotojmë çdo zgjedhje, ku nuk do ketë më votime në zonën e Gollobordës, nuk do marrim pjesë në votime, as me përfaqësues të majtë e as të djathtë”, tha Shefqet Muça, kryetar komune në Ostren.Banorët deklarojnë të bindur se nëse kjo reformë do të miratohet në parlament, atëherë ata do të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme lokale.Ndërkohë për rreth 40 minuta dhjetra banorë të komunave Suç e Gurrë në rrethin e Matit kanë bllokuar rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë në shenjë proteste kundër reformës territoriale që po miratohet sot në parlament.“Intelektualët të shprehin qartë se ku e gjejmë vetveten ne. Ne nuk e gjejmë asgjëkundi. Në ditët në vazhdim do e përshkallëzojmë”, tha nënkryetari i komunës Suç, Ilir Çeliku.Pas protestët banorët kanë vijuar që të shpërndahen, por të vendosur për rifillim të saj përsëri nëse gjendja nuk ndryshon.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter