Idrizi: Shqipëria nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj, ndërhyrja e Greqisë, qesharake

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi foli me tone të ashpra për takimet e Vangjel Dules në shtetin grek lidhur me reformën territoriale. Ai e cilësoi qesharake ndërhyrjen e Greqisë në ato që ai i quajti “punë të brendshme të Shqipërisë”.Nga foltorja e Kuvendit Idrizi tha se në vendin tonë nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj, “përkundrazi gjysma e saj ndodhet jashtë Shqipërisë politike”.“Në pritje të mbarë opozitës zgjodhëm të heshtim për ca kohë por vetëm me një përjashtim, zonën që gravituam në zonën e Konispolit, Himarës, Sarandës, Delvinës dhe Libohovës. Kjo sepse alternativa qeveritare në ato zona nuk ishte as e saktë, e as e pranueshme, as e mundshme dhe as funksionale. Ne nuk mund të heshtim kur shkatërrohet identiteti i disa zonave, ekonomia e tyre. Ditët e fundit kemi dëgjuar se si një person që ju e keni zgjedhur nënkryetar të Kuvendit dhe që është forca e 4 apo e 5 brenda minoritetit, që nuk përfaqëson askënd, bredh kryeqyteteve të fqinjëve duke protesuar për diçka që vetëm këtu duhet të fliste siç bëri sot. Kemi dëgjuar që prej protestave të tij, shteti grek ka ndërhyrë me arrogancë brenda punëve të brendshme të qeverisë, kjo është qesharake. Shteti shqiptar nuk ka asnjë detyrim ndërkombëtar për të krijuar bashki me shumicë minoritare. Shqipëria është shtet unitar që nga krijimi i saj. Shqipëria nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj brenda saj, përkundrazi gjysma e saj ndodhet jashtë Shqipërisë politike. Ndërhyrjet tona nuk ishin për të hequr apo shtuar ndonjë copë shqiptare apo greke. Sot kërkohet integrimi. Shqipëria nuk asnjë detyrim në këtë drejtim. Shqiptarët e Çamërisë dhe minoriteti grek në Shqipëri janë dy ura lidhëse mes dy kombeve tona. Shqiptarët dhe minoriteti janë dy ura lidhëse ndaj nuk mund të mos kujdesem që kombi im të mos u rezervojë atyre fatin që greqia rezervoi ndaj ne”, tha ai.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter