Beqaj: Shëndetësia e PD me mjekë të akuzuar për shpërdorim detyre
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë diskutimit në Kuvend për projektligjin e barnave dhe shërbimeve farmaceutike është shprehur se është për të ardhur keq që në tavolinën e PD për shëndetësinë ka persona të cilët janë akuzuar për shpërdorim detyre.“Më vjen keq që PD kishte zgjedhur të hapte sot dhe të bënte prezantimin për shëndetësinë një person, i cili sot është paditur nga fondi i sigurimeve të detyrueshme për shpërdorim detyre kur ai person kryente përkohësisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm me një veprim të kundraligjshëm prodhoi një dëm financiar që po ta linim ishte dy milionë dollarë në vit “Fjala është për mjekun Gazmend Kaduzi i cili është një nga personat e larguar nga administrata dhe që kujdesj për shëndetin e grevistëve të personave të larguar nga administrata. Kaduzi ishte një nga ekspertët që foli ditën e sotme në tryezën për shëndetësinë të organizuar nga Partia Demokratike.