SHBA, shtohen vetëvrasjet në ushtri

Pentagoni ka deklaruar se 349 ushtarakë amerikanë janë vetëvrarë vitin e kaluar, shifër më e lartë se numri i trupave të vrarë në luftime.Numri është rritur nga 301 vetëvrasje në vitin 2011. Disa ekspertë parashikojnë se numri do të jetë edhe më e lartë këtë vit.Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta i ka cilësuar epidemike vetëvrasjet në forcat e armatosura, dhe një prirje që Penatagoni duket se nuk është në gjendje t’a kontrollojë apo kuptojë plotësisht.Udhëheqësit ushtarakë e kanë bërë çështjen e vetëvrasjeve dhe parandalimin e tyre ndër përparësitë kryesore. Ekspertët ia hedhin një pjesë të fajit stresit dhe alkoolit. Ata gjithashtu thonë se shumë ushtarë, marinarë e marinsa përballen me të ardhmen e pasigurt pas përfundimit të luftës në Irak dhe tërheqjes nga Afganistani që pritet vitin e ardhshëm.