Fiter Bajrami festohet në të gjithë vendin, besimtarët luten për më shumë paqe dhe dashuri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2014, 15:36
Fiter Bajrami është festuar në qytetin e Durrësit, ku besimtarët muslimanë që në mëngjes kanë shkuar në xhami për të falur namazin.Fiter Bajrami me gëzim është pritur edhe në qytetin e Shkodrës, ku besimtarët muslimanë pasi kanë përmbyllur 30 dite agjerim, falën në oret e para të mëngjesit në xhamitë e Shkodrës namazin e Fiter Bajramit apo Bajramin e Madh.Edhe në Fier, Fiter Bajramit mblodhi në xhaminë e qytetit në një tryezë të përbashkët përfaqësues të pushtetit vendor, të politikës por edhe të besimeve të tjera fetare.Ata uruan këtë ditë të shënuar të gjithë besimtarët musliman duke treguar harmoni në qytetarinë e të gjitha besimeve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter