Bllokohet Kakavija, doganierët greke u kërkojnë emigrantëve "të votojnë" për Himarën

Kakavjë-Emigrantët shqiptarë që ktheshin të hënën (28 korrik 2014) për në Greqi kanë denoncuar një skandal të shënuar pranë pikës së kalimit kuftar të Kakavijës.Një pjesë e tyre janë detyruar nga dy doganierë që të votojnë nëse janë pro ose kundër të bashkimit të Himarës me Vranishtin sipas planit të kundërshtuar nga Athina zyrtare të qeverisë Shqiptare.Emigrantët nuk pranuan të prononcohen për këtë fenomen para kamerave pasi u trembeshin pasojave në kufi nga autoritetet greke, por disa prej tyre sqaruan gjithëçka që ndodhte në anën greke të kufirit gjatë kohës kur puna ishte e pezulluar.Emigrantët thanë se dy doganierë mbanin një kuti, e ngjashme si ato të votimit, ku u kërkonin që të shprehnin me votë mendimin e tyre për planin e qeverisë për Himarën.Pjesë e këtij votimi janë një numër jo i paktë emigrantësh me shpresën se fundi sa më i shpejtë i saj do të sillte edhe normalizimin e situatës. Por, katër orët e pezullimit të punës, kaosi dhe radhët përfshinë pikën doganore.Radha e makinave në tokën shqiptare shkoi deri në 5 kilometra ndërsa ata vetë u shprehën të pakënaqur me menaxhimin.Një lexues i Ora News ka dërguar foto në redaksi ku tregon radhët e gjata dhe kërkon ndihmë: "Rradhë 5 km në Kakavijë ju lutem të merren masat" na shkruan ai rreth orës 20:00 ndërsa nga fotot duket se ka rënë muzgu dhe radha e makinave është e gjatë. radha ne kakavije2(Fotot e ardhura nga lexuesit e Ora News)Ora 22:00 Kush zotëron pasaportë biometrike t'i drejtohet pikave të tjera kufitareGazetarja jonë Brikena Metaj informonte se radhët e gjata në pikën doganore të Kakavijë për shkak të një defekti në sistemin e palës greke, ka bërë që drejtuesit e doganës t'i bëjnë thirrje qytetarëve që t'i drejtohen pikave të tjera kufitare.Dogana e Kakavijës njofton se për shkak të këtij defekti në këtë pikë kufitare do të kalojnë vetëm personat që kanë dogumenta dhjetëvjeçare, kur kush zotëron pasaportë biometrike të shkojnë në pikat e tjera kufitare.Në njoftimin drejtuesve të doganës Kakavijë thuhet se "personat që disponojnë pasaporta biometrike t'i drejtohen pikave të tjera doganore si Tre Urat, Qafëbotë, Kapshticë pasi deri mesditen e nesërme nga kjo pike kufitare mund te kalojnë vetëm personat që zotërojne kartë dhjetëvjecare për shkak të defektit kompjuterik të nisur prej ditës së sotme."Ora 18:30 Pala greke nis punën me regjistraPas defektit në sistemin kompjuterik nga pala greke, ka filluar punën me regjistra. Në pikën kufitare të Kakavijës ka filluar lëvizja e mjeteve. Burime nga pika kufitare e Kakavijes thonë se lejohet hyrja në Shqipëri për të gjithë duke vulosur pasaportat dhe duke u regjistruar në libër.Ndërsa për mjetet të cilat hyjnë në Greqi lejohen vetëm ata që kanë pasaportë greke, dokumenta dhjetëvjeçare dhe shtetasit e huaj.Ora 15:30 Bllokohet qarkullimi në doganën e KakavijësNdërkohë për shkak të defektit nga pala greke qarkullimi i mjeteve ishte bllokuar që prej orës 14:00 dhe ishte ndërprere lëvizja e mjeteve nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas.Si pasojë e këtij drfekti në pikën doganorë të Kakavijës u krijuan  radhë të gjata të mjeteve deri në 5 kilometra, të cilët qëndronin në pritje të rregullimit të sistemit.Nuk dihet sa do të zgjasë defekti, por pala greke ka njoftuar se po punon për riparimin në mënyrë që të zhbllokohet qarkullimi i mjeteve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter