Vlora gdhihet në furtunë, ndërpritet energjia dhe celularët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2014, 14:29
Vlorë – Besimtarët myslimanë të Vlorës nuk janë ndihmuar mëngjesin e sotshëm nga moti për të zhvilluar një falje normale me rastin e Festës së Bajramit të Madh, pasi që nga ora 4.30 e mëngjesit deri në 7.30, një furtunë përfshiu jugun e vendit duke krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike dhe funksionimin e celularëve dhe internetit.Për këtë shkak, një pjesë e Orikumit, Dhërmiu e Tragjasit kanë qënë pa energji elektrike deri në mesditë.ar.sh/Oranews.tv