FOTOLAJM Rama uron myslimanët me kartolinën e tij me xhami
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2014, 14:51
Tiranë - Kryeministri ka publikuar në Fb, një kartolinë të punuar prej tij, me një mesazh urimi për besimtarët myslimanë shqiptarë në festën e tyre të Bajramit të Madh.Në kartolinë, ndërmjet ylberit të ngjyrave, shfaqet e bardhë një xhami me dy minare, aq e kërkuar sot nga besimtarët, që për të disatin vit janë detyruar të falen në bulevardin e kryeqytetit.Kryeministri nuk është prononcuar sot lidhur me vazhdimin e projektit të Xhamisë së Namazgjasë.ar.sh/Oranews.tv