Shoqërohet kreu i Komitetit të Pajtimit të Gjaqeve, lëshoi dokumente false
Shoqërohet në polici kryetari i Komitetit të Pajtimit të gjaqeve Gjin Marku.54- vjeçari Gjin Marku akuzohet se ka lëshuar vërtetime false për hasmërinë, të cilat kanë ndihmuar njerëzit për të kërkuar azil politik në vendet perëndimore.Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Azilanti” ka nisur procedim penal edhe për 27-vjeçarin Abdullah Skeja.Ky i fundit është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas pasi posedonte dokumenta të lëshuara nga ana e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, si vërtetime hasmërie në të cilën pasqyroheshin të dhëna në lidhje me hasmëritë që ky shtetas dhe familjaret e tij kishin me një familje tjetër në Dibër, dhe kërkonin azil në Kanada me dokumenta të falsifikuara.Gjithashtu policia thekson se ka edhe edhe dokumeta të tjera të lëshuara nga Kryetari i Komitetit të Pajtimit Gjin Marku.Disa kohë më parë azilkërkuesit shqiptarë u bënë shqetësim për vendet e Bashkimit Europian. Shumica e azilkërkuesve ishin nga Shkodra dhe zonat përreth, ku ekziston problemi i gjakmarrjes.