Martohet Besart Kadia, Fotot e dasmës nga pritja me Nishanin deri tek kërcimi indian

Besart Kadia, moderatori i emisionit “Ora Ekonomi” në RTV “Ora News”, ka kurorëzuar në një ceremoni mjaft të veçantë martesën e tij me Amarda Canon.Kjo mbrëmje ka  qenë një mbrëmje shumë emocionuese jo vetëm për çiftin e sapo martuar, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit në dasmën e tyre.Ajo që do jetë dita më e bukur e jetës së çiftit Kadia nisi me një urim nga Presidenti Bujar Nishani. Ata janë pritur nga kreu i shtetit në oborrin e presidencës, i cili ka uruar përzemërsisht dy miqtë e tij, Amardën dhe Besartin, duke u uruar atyre lumturi dhe mbarësi. Më pas darka ofroi shumë surpriza, mes të cilave dhe një kërcim indian dhe si për ta mbyllur një hedhje në pishinë.