Veshjet me fibra portokalli që kanë vitamina

Dy gra në Sicili Adriana Santanocito dhe Enrica Arena kanë ndërmarrë një nismë për të prodhuar masa të mëdha fibrash duke marrë mbetjet e portokallit për të bërë veshje me vitamina në sajë të nanoteknologjisë.Ideja është duke u bërë realitet dhe është quajtur “Orange Fiber”.Shtëpitë e modës dhe produkteve kozmetike në Milano i janë përkushtuar këtij produkti unik ku ai është testuar hipotezën dhe e kanë eksperimentuar me sukses.Orange Fiber është procesi i prezantuar në fillimet e aktivitetit i cili ka të bëjë me nxjerrjen e celulozës nga mbeturinat e agrumeve dhe përdorimin e saj për sektorin e tekstilit. Por ka më shumë. Në sajë të përdorimit të nanoteknologjisë, Orange Fiber nxjerr  nga agrumet vajra esenciale, vitamina të cilat janë të dobishme për lëkurën për ta bërë atë sa më të shëndetshme.Fibrat do të përdoren për veshje që tashmë do të jenë të bukura por edhe të dobishme për trupin./mv/oranewsonline/