Divorci shkakton atak në zemër dhe rrit presionin e gjakut

Të flesh keq pasi je divorcuar nuk do t’ju lërë vetëm rrathë poshtë syve tuaj.Sipas disa kërkimeve kjo prishje e gjumit mund të shkaktojë kriza të rrezikshme në presionin e gjakut duke lënë sëmundje serioze.Një skuadër nga Universiteti i Arizonës kanë pyetur 138 persona të cilët janë divorcuar apo janë ndarë për faktin se si kanë fjetur pasi janë ndarë.Gjithashtu është kontrolluar edhe presioni i gjakut të tyre tre herë Brenda 7 muajsh.Është vënë re që për ata persona që kishin probleme me gjumin presioni i gjakut ndryshonte në mënyrë drastike disa muaj më vonë.Kedra Krietchs, menaxherja e studimit ka thënë se nëse dikush po shkon drejt divorcit dhe ka probleme me gjumin, ai person ka vërtet nevojë për ndihmë për të kaluar këtë problem.