Humbja e virgjërisë në ditët e sotme të jep më kënaqësi se 20 vite më parë
Është një moment që ne nuk e mbajmë mend mirë, ose e harrojmë me kalimin e viteve, por është një eksperiencë unike.Sipas sondazheve dhe kërkimeve të ndryshme është vërtetuar se humbja e virgjërisë në ditët e sotme të jep më kënaqësi se para 20-30 vite më parë.Studimi në Ilinois ka pyetur më shumë se 5000 mijë njerëz gjatë periudhës së 23 viteve.Shumë persona humbjen e virgjërisë mund ta përjetojnë në mënyra të ndryshme por duke pyetur pjesëmarrësit në këtë sondazh përfundimet kanë treguar se më përpara kryerja e marrëdhënieve seksuale për hërë të parë nuk kishte emocione të mëdha.Kjo ndodhte sepse para 20-30 vitesh kur personat kishin ndjesi më shumë faji kur bënin seks për herë të parë, për faktin se nuk kishin dije të shumta se çfarë po u ndodhte. Por edhe shumë vështirësi të tjera, jeta më pak komode se sot bënte që humbja e virgjërisë të ishte diçka normale dhe përjetimi i saj ishte jo shumë emocional.Sipas kërkuesve në ditët e sotme të rinjtë janë kuriozë, dinë më shumë dhe çdo gjë që ata bëjnë në lidhje me seksin përjetohet 100 përqind.Seksi për herë të parë në ditët e sotme nuk bëhet si “detyrim” por si dëshirë e të rinjve të cilët tashmë kanë më shumë komoditete dhe kërkësa të plotësuara./mv/oranewsonline/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter