Paracetamoli nuk pakëson dhimbjet e shpinës

Sipas një studimi të ri të marrësh paracetamol për të pushuar dhimbjet e shpinës është gjë pa vlerë sepse sipas mjekëve ai nuk shëron këto dhimbje.Paracetamoli është mjekimi i parë dhe ilaçi parësor që jepet nga farmacistët dhe doktorët për pacientët që vuajnë nga dhimbjet e shpinës.Por nga konkluzionet e një studimi më të hollësishëm, studiuesit kanë treguar se të marrësh këtë ilaç për të pakësuar dhimbjet nuk ka asnjë efekt shërues ose të përmirësojë gjumin tuaj që të bëni një jetë më të shëndetshme.Kërkimet kanë vërtetuar se këshillat dhe ushtrimet kanë të njëjtin efekt mbi shpinën njësoj si dozat e rregullta të marrjes së paracetamolit.Kjo përfshin këshillat për pacientët si “rri ulur deri sa të pushojë shpina”, “mos mbaj pesha të rënda”, etj.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter