Pesë këshilla që të mos ndiheni të uritur

Shumë njerëz kanë problem faktin se kanë uri gjatë gjithë kohës dhe për këtë ata shqetësohen për shkak se kjo i çon të konsumojnë ushqime dhe të shëndoshen.Por disa këshilla në gazetën online Time japin 5 këshilla që si të veprojmë që njeriu të mos ketë uri të shpeshtë.Këshilla e parë ka të bëjë me ushtrimet. Pasi ju ushtroni sport, vrap është normale që të ndiheni të uritur dhe të kërkoni të hani ushqime me kalori. Por mundohuni që ushtrimet sportive ti bëni për qejf, si për shembull të kërceni, të bëni serf dhe not. Këto lloj sportesh edhe janë të dobishme dhe argëtuese.Të flesh mjaftueshëm.Gjumi është një element i rëndësishëm që ju të jeni të “ngopur”, dhe jo të uritur. Një gjumë i mirë dhe i plotë nuk prish ekuilibrin e organizmit.Të pish sa më shumë ujë.Konsumimi i ujit jo vetëm që ju bën që të mos keni uri, por edhe e shuan atë. Uji e ngop barkun duke bërë që jut ë ndiheni më të fryrë dhe të mos keni uri të vazhdueshme.Të hash në të njëjtin orar.Regjimi i rregullt i konsumimit të ushqimit është një gjë e mirë për faktin se organizmi juaj kërkon ushqim në një orar të caktuar dhe kjo rutinë bëhet për ju e përhershme.Evitoni stresin.Stresi është një element që të shkakton uri. Kjo është vërtetuar prej kohësh. Njerëzit e stresuar duan që të merren me diçka, dhe ushqimi i bën ata më të plotësuar. Por në këtë rast duhet evituar që ju të keni një mendje të kthjellët dhe një organizëm të shëndetshëm.