Rozmarina dhe rigoni luftojnë diabetin

Rozmarinë dhe rigoni nuk janë vetëm erëza të shijshme në kuzhinë. Hulumtuesit në departamentin e shkencave ushqyese në Universitetin e Illinois kanë zbuluar se janë të pasura me komponimet që mund të luftojnë diabetin e  tipit II. Ky studim është publikuar në Gazetën e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe studimet që tregojnë efektivitetin e aromave në parandalimin e diabetit janë në rritje."Polyphenols dhe flavonoids që përmbajnë këto erëza janë në gjendje të pengojnë enzima të caktuara, të quajtura PTP1B dhe DPP-IV, të cilat luajnë një rol kyç në balancim të insulinës - shpjegon Elvira Gonzalez de Mejia, autorja e studimit.Lista e erëza që përmirësojnë në shtimin e glukozës mund ti gjeni edhe në kuzhinë ku shumë mirë mund ta krahasoni me një farmaci.Kanellë gjithashtu është hetuar kohët e fundit  nga studiues iranian të Universitetit të Shkencave Mjekësore të cilat e kanë vlerësuar të dobishme për pacientët që vuajnë nga diabeti. Erëzat janë efektive në kontrollin e niveleve të glukozës në gjak./mv/oranewsonline/