Masa shtesë ndaj ndotjes akustike, Prefekti Xhelili: Ta eliminojmë totalisht si problem

Durrës - “Stop ndotjes akustike”, ky ka qënë apeli që është dhënë në një takim të zgjeruar në prefekturën e Durrësit me drejtues të insitucioneve qendrore, ku prefekti Roland Xhelili ka kërkua eleminimin total të këtij problemi në kuadër dhe të sezonit turistik.“Kemi një “bum” në drejtim të ardhjes së turistëve, në zonën turistike, duke ju krijuar atyre një atmosferë të domosdoshme për të bërë një pushim sa më të pëlqyeshëm dhe sa më interesant. Duhet ta shtrijmw domosdoshmërinë e pajisjes më liçencë për kryerje aktiviteti gjithëvjetor, në mënyrë që çdo subjekt që hyn- jo vetëm në fushën e turizmit-  në çdo lloj fushe të aktivitetit të tij, do të këtë parasysh, plotësimin me dokumentacionin përkatës” – tha Xhelili.Genti Balla drejtues i zyres për mjedisin nenvizoi pasojat e ndotjes akustike.“Shqetësimet nuk janë të pakta, telefonatat janë të shumta. Sezoni nuk është i favorshëm që të kemi një rrugë që ti trajtojmë rastet të gjitha njësoj” – u shpreh Balla.Në takim është vlerësuar se çështja e ndotjes po shkon drejt minimizimit, pasi po merren masa të vazhdueshme në këtë drejtim.m.p/Oranews.tv Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter