PDIU: Bravo Bushatit, Dule ta nderonte minoritetin, jo të bëhej Kalë Troje

Tiranë – Partia e komunitetit çam e më gjërë, PDIU, ka mbështetur sot qëndrimin e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati përkundër reagimeve që kanë ardhur nga qeveria greke për zonat minoritare në Shqipëri.Në një deklaratë për shty, partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi shprehet: “Deklarata e djeshme e Ministrisë së Jashtme të Greqisë ishte një ndërhyrje e papranueshme në çështjet e brendshme të Shqipërisë me një arrogancë që nuk tremb më askënd.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet përgjigjen dinjitoze të ministrit tonë të Jashtëm, z. Ditmir Bushati. Sot, Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për t’u anëtarësuar në BE, ndaj shteti grek nuk mund të kërcënojë më Shqipërinë, sikurse ka bërë dy dekadat e fundit.”Lidhur me vizitën që ka kryer sot në Athinë, kryetari i PBDNJ-së, parti në koalicionin qeveritar, PDIU-ja shprehet se “presioni që vijohet nëpërmjet thirrjes në Athinë të Vangjel Dules nuk duhet të tolerohet. Z. Dule iu rezervua posti i nënkryetarit të Kuvendit, si një mundësi që të rriste peshën e përfaqësimit të minoritetit grek në Shqipëri. Përkundër këtij shansi, ai tregon edhe një herë se tenton të luaj rolin e Kalit të Trojës në Tiranë, duke keqpërfaqësuar edhe atë pjesë të vogël të minoritetit që e voton.Deri më tani, për shkak të madhështisë së kombit shqiptar, ne kemi pranuar krijimin e tri bashki artificiale me shumicë shtetas shqiptar të pakicave etnike. Greqia, jo vetëm që nuk njeh minoritetet, por në zonat minoritare ka krijuar mbiprefektura sui generis vetëm dhe vetëm për të pamundësuar zgjedhjen e minoritarëve në krye të njësive vendore. Këtë shembull negativ ne e refuzojmë,” –përfundon deklarata.ar.sh/Oranews.tv