Dule: Nëse s'bashkon zonat minoritare, ikim nga koalicioni qeveritar
Tiranë -Pasi shprehu nga Tirana e Himara të gjithë pakënaqësitë e tij, kryetari i PBDNJ-sëVangjel Dule zgjodhi Athinën për të paralajmëruar Edi Ramën se miratimi i reformës territoriale në këtë formë që është dërguar në parlament do të shënojë edhe prishjen e koalicionit me PBDNJ.Qëndrimin kërcënues, Dule e shpalosi pasi kishte marrë bekimin e Ministrit e Jashtëm grek Evangjelos Venizellos. Dule tha se qëndrimi i tij mbetet i qartë: zonat minoritare të jenë të bashkuara dhe kërkoi që minoritetet të kenë mundësi të vetëqeverisen.Kreu i PBDNJ gjithëashtu ka shprehur shqetësimin se me ndarjen e re administrative-territoriale, shkelet e drejta klasike e minotiteteve dhe e drejta komunitare e tjetërsimit të dhunshëm të raporteve demografike ku jetojnë minoritetet në Republikën e Shqipërisë."Si vend kandidat për në BE, dhe me këtë përgjegjësi, duhet të reflektojmë dhe të japin përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Mesazhi i PBDNJ është mjaft i qartë-dialog deri në sekondën e fundit për zgjidhje optimale, jo zgjidhje mesjetare në këto realitete"Dule ka zbardhur nga Greqia se kundërshtimet ia kishte bërë të qarta kryeministrit që në fillim, sikurse ja ka përcjellë edhe opozitës shqiptare. Po ashtu, ai ka ironizuar kreun e maxhorancës, për afrimin në koalicion të PDIU-së.Qëllimet e mbrapshta janë më të fuqishme sesa drejtësia dhe parimi në këtë rast" "Maxhorancat janë të përkohshme dhe të këmbyeshme në pushtet dhe një ndarje administrative ndikon në fatet e vëndit në afate afatgjatë"Kreu i PBDNJ u prit në Athinë nga Zv/Kryeministri Venizelos, vetëm një ditë pasi ky i fundit i shprehu përmes një telefonate homologut Ditmir Bushati qëndrimin grek për reformën territoriale në Shqipëri
Marrë nga Top Channel