Itali, pedofili shqiptar në shtrat me një 16 vjeçar, arrestohet për herë të tretë

Itali-Një shqiptar është arrestuar  për herë të tretë nga policia italiane pasi akuzohet për pedofili.40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar pasi është kapur në flagrancë nga policia me një të mitur në shtrat.  Të hënën e 21 korrikutTë shtunën e 19 korrikut karabinierët kanë qenë duke kërkuar për hajdutë kur janë gjendur përpara një skene shumë më të rëndë.Kur karabinierët italianë kanë hapur me forcë derën e një vile të braktisur në një pyll në Roncosambaccio kanë gjetur një burrë gjysmë të zhveshur në shoqërinë e një minoreni i cili ishte lidhur me pranga në krevat.40 vjeçari shqiptar ka qenë i dënuar edhe 2 herë të tjera nga policia italiane për të njëjtën vepër penale dhe ka kryer dënimin."Por mesa duket burgimi nuk e ka ndihmuar të ndryshojë veset e tij seksuale të abuzimit me të mitur në këmbim të lekëve." shkruajnë mediat italiane.Pas përfundimit të burgut mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte kthyer  për një kohë të shkurtër në Shqipëri, por më pas kishte rihyrë në Itali për të jetuar me gruan dhe fëmijët e tij.16 vjeçari ka pranuar se nuk ishte hera e parë që ishin takuar atë të shtunë. Dhe se për 40 vjeçari nik ishte rasti i parë i abuzimit. Ndërsa po hetohet për të mësuar numrin e minorenëve që janë shfrytëzuar nga shqiptari.Policia italiane është duke punuar në dy pista hetimi, atë të akuzës për pedifili, i cili mund të jetë një rrjet i organizuar ku mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë dhe pista e dytë ajo e problemi mendor që duhet mjekuar dhe jo burgosur. Të hënën e 21 korrikut shqiptarit i është dhënë masa e arrestit burg dhe pritet të dalë në gjykatëTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter ex/oranews.tv