Berat, integrohen fëmijët me probleme sociale, "Save the children": Të ndalim diskriminimin

Berat - Fëmijët që vijnë nga familje të varfëra, me probleme të mprehta sociale, fëmijët rom dhe egjiptian janë bërë pjesë e një kampi veror në qytetin e Beratit.Prej datës 7 Korrik deri ditën e djeshme, rreth 70 fëmijë kanë qëndruar në ambjentet e një shkolle jo publike, e cila ka vënë në dispozicion mjediset e saj për kampin veror.Punonjësja e shërbimit social, Zena Lika, bëri me dije se fëmijët janë ushtruar  në lojëra psikologjike, fizike, krijime, për t'u dhënë mundësi të ndihen të barabartë mes tyre.Ky projekt u mundësua nga "Save the children", PNUD dhe bashkia Berat.Ideja ka qënë krijimi i një mjedisi social për këta fëmijë me qëllim familjarizimin, socializimin mes tyre, për ti larguar sado pak nga problematikat familjare dhe për ti thënë "stop diskriminimit".Në finalizimin e këtij projekti fëmijët prezantuan krijimet e mësuara gjatë ditëve të kampit veror./nzh/oranews online/