Aksidentohet në Serbi autobusi me shqiptarë, mes 30 të lënduarve 12 fëmijë
Një autobus me rreth 50 shqiptarë nga Kosova, mes tyre dhe 12 fëmijë është rrëzuar në një aksidentin rrugor të ndodhur në jug lindje të Serbisë.Deri më tani raportohet për 30 të lënduar, prej tyre 12 fëmijë,të cilët nuk janë në rrezik për jetë.Autobusi u aksidentua në vendin e quajtur Rudara afër Prokupljes dhe është i kompanisë ‘Zhitia Turist’ të Podujevës.Të gjithë pasagjerët janë shqiptarë që ishin nisur për Salzburg të Austrisë.Mediat serbe njoftojnë se dhjetë prej tyre janë lënduar rëndë.Haradinaj: Shteti i Kosovës t'i ofrojë ndihmëI nominuari për Kryeministër nga LDK-AAK-NISMA, Ramush Haradianj u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës t'ju ofrojnë ndihmë qytetarëve të Kosovës të aksidentuar në Serbi. Ai u ka uruar shërbim dhe kthim të pasagjereve në familjet e tyre."Me shqetësim të thellë pranova lajmin për aksidentin e autobusit që po udhëtonte në linjën Salzburg-Prishtinë. Ndaj dhimbjen me familjet e të gjithë atyre që janë lënduar në këtë aksident, dhe të gjithë të lënduarve u dëshiroj shërim dhe kthim sa më të shpejtë pranë familjeve të tyre." thuhet në mesazhin e Haradinajt.