17-vjeçarja e talentuar hap ekspozitën e parë me piktura
Kerol Kaskaviqi 17 vjeçarja e talentuar ka hapur ekspozitën e saj të parë me piktura dhe foto.Artistja në hapat e parë të karrierës shprehet se ka filluar që të pikturojë e frymëzuar prej punës së babait i cili është arkitekt. Sipas Kerol, piktura për të është gjithçka edhe pse do të vazhdoj studimet për tu bërë arkitekte.Ekspozita e hapur në galerinë FAB përmban 47 piktura dhe 35 fotografi. Teknikat e përdorura në pikturë janë të ndryshme: laps, karbon, bojë kine, shumë punime në akuarel, një punim në vaj dhe një punim me stilolaps.Në 16 mars 2014 Kerol Kaskaviqi ka fituar një burse studimi në United World Colleges në New Mexico, pas një konkursi që ka kaluar në 3 faza përzgjedhjeje, konkurs në të cilin është renditur e para./nzh/oranews online/