Lezhë, tregu i punës kërkon profesionistë, hendek mes kërkesës dhe ofertës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2014, 13:41
Lezhë - Mbi 174 persona kanë mundur të përfitojnë një vend të ri pune në 6 muajt e parë të këtij viti.Drejtori i Zyrës së Punës në Lezhë, Fatmir Delishi, thotë se programet për nxitjen e punësimit kanë mundësuar hapjen e vendeve të reja ku përparësi kanë familjet në nevojë, gratë, të rinjtë dhe komuniteti rom dhe ai egjiptian.Drejtori i Zyrës së Punës ka bërë të ditur se krahas bashkëpunimit që kanë me shkollat profesionale, synohet që deri në muajin shtator të rihapet shkolla në fshatin Krajen e cila do të pregatisë profesionistë në agroturizëm dhe bujqësi.Tregu i punës në Lezhë ka rritur kërkesën e tij ndaj punëkërkuesve, dhe sigurisht profesionistët janë më të avantazhuar./nzh/oranews online/