PD: Prej një viti, qeveria neglizhon aksin Kamëz-Fushë Krujë

Partia Demokratike reagoi sot për neglizhencën e qeverisë për zvarritjen e punimeve në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë. Përmes koordinatorit të saj, Ervin Salianji, ajo deklaroi e se prej një viti nuk është kryer asnjë punim, duke vështirësuar jetën e banorëve të zonës dhe gjithë veriut“Ky është një tjetër projekt i kontraktuar dhe i lënë gati, por projekti nuk po avancon, pavarësisht se Kryeministri thotë se problemet e financimit janë të zgjidhura. Për shkak të paaftësisë, për shkak të diskriminimit politik apo për shkak të neglizhencës deri në papërgjegjshmëri, në këtë rrugë nuk po punohet, dhe është kthyer në një burim aksidentesh. Është kthyer në një shqetësim për banorët dhe qytetarët e Kamzës por edhe për të gjithë qytetarët e veriut të Shqipërisë apo edhe të Kosovës të cilët kalojnë përmes kësaj rruge për të ardhur në Tiranë. Vlerësimi i punës së qeverisë nuk matet nga cilësia e fotove në konferencat propagandistike të sukseseve imagjinare, por vlerësimi i punës së qeverisë, matet nga rritja e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe nga përmirësimi i cilësisë së jetës të tyre”, tha Salianji.I pranishëm në këtë aks rrugor sot , Salianji dënoi vonesat e qeverisë që sipas tij kanë në sfond diskriminim politik. Sipas tij, banorët u shprehen të shqetësuar dhe paralajmëruan qeverinë për protesta nëse vazhdon neglizhenca.