PAK kundër pr/ligjit të ri, protestë të hënën para Kuvendit: Veliaj po na prek të drejtat
Personat me aftësi të kufizuar do protestojnë ditën e hënë para Kuvendit për të kundërshtuar pr.ligjin për këtë kategori, sipas të cilëve prek të drejtat e tyre dhe favorizon qeverinë.Kryetarja e shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve tha se ligji i parashikuar për PAK është përjashtues dhe kërkoi nga deputetët e parlamentit të merren parasysh kërkesat e tyre.Ndërsa, kreu i Personave të Verbër, Sinan Tafja deklaroi se “Ligji redukton pagesat ndaj PAK dhe shtron një terren të lire që Veliaj me fondacionet e tij të bëjë ç'të dojë”.Sipas tij Ministri Veliaj po sillet në mënyrë të pandershme, duke propozuar një ligj që “dëmton dhe përjashton” PAK.“Ky ligj nuk prodhon asnjë efekt financiar, vetëm përjashton. Ky ligj vetëm favorizon qeverinë duke shërbyer si varkë shpëtimi mbi kurrizin tonë. Ne do ta zhvillojmë këtë protestë ditën e hënë para parlamentit. U bëj thirrje jo vetëm personave me aftësi të kufizuar por gjithë qytetarëve të na mbështesin ndaj kësaj mëpërkëmbje që ministri Veliaj po kërkon të na bëj”, tha ai ProjektligjiSipas ligjit të mbërritur në datën 27 maj në Kuvend, organet publike të qeverisjes qendrore dhe vendore janë të detyruara të marrin të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të krijojnë mundësi për pjesëmarrjen e publikut dhe të të gjitha palëve të interesuara në procesin e njoftimit e të konsultimit publik, përfshirë marrjen dhe shqyrtimin e komenteve e të rekomandimeve të palëve apo grupeve të interesuara për t’i përdorur më pas në vendimmarrje”. Ndërsa neni 16 saktëson se, organizatat përkatëse jofitimprurëse që marrin pjesë në konsultim janë: organizatat që përfaqësohen në Këshillin Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar, organizatat e personave me aftësi të kufizuara dhe organizatat për personat me aftësi të kufizuara.Sipas KKPAK, organizatat e PAK dhe për PAK janë vendosur në nivele të barabarta, në kundërshtim me Konventën e OKB-së. Për këtë arsye, Këshilli kërkon një riformulim të këtij neni, në përputhje me Konventën e Personave me Aftësi të Kufizuar. Sipas tyre, e drejta e përfaqësimit duhet formuluar në këtë formë: “Personat me aftësi të kufizuar gëzojnë të drejtën të përfaqësohen në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre individualisht nëpërmjet të gjitha formave të përfaqësimit ligjor të njohura, si dhe nëpërmjet shoqatave kombëtare e lokale të krijuara nga vetë ata mbi bazën e llojit të aftësisë së kufizuar. Personat me aftësi të kufizuara mendore përfaqësohen nga shoqatat kombëtare dhe lokale e prindërve dhe e kujdestarëve të tyre ligjorë”.