Saimir Strati synon rekordin e rradhës në “Guinness”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2014, 12:31
Artisti shqiptar nga Fieri, Sajmir Strati, po punon prej disa ditësh për të realizuar mozaikun më të madh në botë, ku do të përdorë mbi 150 mijë pipa të riciklueshëm.Mozaiku do të paraqesë mollën e Evës dhe të Adamit, të kafshuar në një pjesë të saj e cila simbolizon planetin tokë.Këtë projekt autori e ka prezantuar në lulishten qendrore të Fierit ku do të punojë për orë të tëra, për ta përfunduar brenda 20 ditëve. Ceremonia e çmimeve “Guinness” do të mbahet në datën 26 Korrik në qytetin e Fierit.Saimir Strati është fitues i shtatë rekordeve “Guinness” ku në punimet e tij ai ka përdorur materiale të veçanta si gozhda, tapa shishesh, kokrrat e kafesë apo edhe ato të fasules.