Lezhë, rritet numri i të punësuarve, hendek mes kërkesës dhe ofertës, kërkohen profesionistë
Mbi 174 persona kanë perfituar një vend të ri pune gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti. Programet për nxitjen e punësimit i kanë dhënë përparësi familjeve në nevojë, grave, të rinjve dhe komunitit rom e atij egjiptian.Kontakti me subjektet private është një mundësi edhe për të orientuar të gjithë ata që kërkojnë një punë drejt formimit profesional. Drejtori i zyrës së punës ka bërë të ditur se krahas bashkëpunimit që kanë me shkollat profesionale, synohet që deri në muajin shtator të rihapet shkolla në fshatin Krajen e cila do të pregatisë profesionistë në agroturizëm dhe bujqësi.Panorama është prezantuar nga drejtori i zyrës së punës në Lezhë, Fatmir Delishi.Tregu i punës në Lezhë ka rritur kërkesën e tij ndaj punë kërkuesve dhe profesionistët janë më të avantazhuar.