Shteti i merr truallin, i prish shtëpinë dhe nuk e dëmshpërblen, emigranti denoncon në “Alarm”
Duhej të dëmshpërblehej për marrjen nga shteti të 377 metrave truall dhe prishjen e shtëpisë, por shpronësimi nuk është bërë akoma. Kjo është historia e emigranitit Ferdinand Dervishi, banues në Shkozet, të cilit shteti i merr pasurinë për ndërtime publike dhe nuk e dëmshpërblen. Por jo vetëm kaq, denoncuesi në emisionin investigativ “Alarm” tha se posedon gjithësej 496 metra, prej të cilave iu morën 377 metra. Ai kërkon nga shteti shpronësimin e të gjithë truallit, pasi me “një rrip” që i ka ngelur nuk mund të ndërtojë asgjë.Denoncimi i Ferdinand Dervishit në emisionin investigativ “Alarm” në Rtv Ora News“ Flitet për bypassin në Shkozet për mbikalimin e ri . Mu prish shtëpia, unë emigroj në Itali, ka katër muaj që shkoj dhe vij. Kisha shtëpinë e banueshme, kisha nënën dhe rrobat në shtëpi dhe i kanë nxjerrë jashtë. I kam treguar letrat dhe i kam thënë që kam tapinë, por më thanë gjeje përgjigjen ku do sepse të hënën do e prishim shtëpinë. Kështu erdhën e prishën. Ka ardhur letra për shpronësim për 377 metra por se kur do i marr lekët nuk e di. Mbi të gjitha pas kësaj kam biseduar me inxhinierin e rrugës, sepse më kanë përdorur 496 metrat që kisha në total, se ato që ngelen nga 377 metrat e përdorur për interesa publike, nuk më duhen për asgjë, pas aq sa ka mbetur është dy pëllëmbë,një rrip të cilin nuk mund ta shfrytëzoj për asgjë. Tek pjesa e mbetur do kalojë trotuari, i cili është një metër e gjysmë. Me një rrip çfarë të bëj unë. Unë kërkoj dëmshpërblim, te drejtën time dhe djersën time. Unë pretendoj të më shpronësohet e gjitha dhe të bëjnë ç’të duan me të”, tha ai.“Alarm” interesohet tek Drejtoria e Shpronësimeve.Sipas drejtorit të shpronësimeve në ARSH Abedin Muça, proçesi i shpronësimeve ka patur vonesa pasi zona është në proçes regjistrimi. Ai pretendon se Dervishi nuk ka bërë ankesë në komisionin e posaçëm të shpronësimeve. Sakaq, ai deklaroi se pas verifikimeve do nis shpronësimi.“Dervishi është pronar i një pasurie truall dhe ndërtese që është prekur nga ndërtimi i mbikalimit në zonën Shkozet-Plepa. Ky zotëri është trajtuar për shpronësim, pasuria e tij është publikuar në gazetë, e cila vë në dijeni personat që preken nga ndërtimi. Jemi në pritje të ankesave nga pronarët. Meqënëse deri tani nuk ka patur ankesë nga Dervishi në komisonin e posaçëm të shpronësimeve, deri tani pasuria e tij rezultonte në rregull. Gjithësesi do dalim në terren të verifikojmë dhe do vihet në dijeni ai dhe ju. Proçesi i shpronësimeve ka patur vonesa, arsyet janë se zona ka qënë në proçes regjistrimi, shumë pronarë nuk kanë qenë të regjistruar pranë zyrës së regjistrimit. Meqënëse të 4 zonat që preken nga ky segment rrugor, nga janari i këtij viti janë futur në sistem është dhe ka vazhduar proçesi i regjistrimit. Për pasuritë e tjera që kanë qenë të regjistruara në zyrën e regjistrimit ka dalë një VKM në janar të 2013 për të cilat kemi vazhduar me procesin e pagesave”,tha ai.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"