Elbasan, hapet tregu i parë bujqësor modern, Rama: Ky shembull duhet përhapur

Elbasan -  Merr jetë në Elbasan, tregu i parë bujqësor i standarteve europiane, me dyqane, vende të dedikuara për furgonët e produkteve të fshatit, vende panairi, megafrigoriferë, kafe e restorante si dhe me mundësinë e hapjes së 300 vendeve të reja të punës.Për më tepër, fermerët elbasanas tani do t’i shesin prodhimet e tyre në bazë të një çmimi standart, i cili do të publikohet edhe në një ekran.Kryeministri Rama, që e vizitoi sot këtë treg, deklaroi se një shembull i tillë duhet të përhapet nga veriu në jug.“Ky treg na nderon, - tha ai, - sepse nuk zgjidh vetëm problemin e kësaj zone, por e kemi si shembull suksesi edhe për zona të tjera, që të shikojnë njerëzit një perspektivë tjetër me këto tregje bujqësore, të sjellim këtu edhe njerëz nga vende të tjera të marrin shembull, nga veriu në jug, që këtë eksperiencë ta çojnë edhe atje.”Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se këtu do të krijohet edhe një lloj miniburse bujqësore, që do të aplikohet edhe në qytete të tjera të vendit. Në një studim të fundit të B-së ngrihej shqetësimi i vendosjes së çmimeve bujqësore pa asnjë kriter.“Do të bëjmë një miniankand çdo ditë, një tip miniburse bujqësore, - tha Panariti, - ku në një ekran të madh, çmimet ditore do të jenë të dukshme për të gjithë që të mos ketë spekulime. Pra, një gjë shumë pozitive që duhet futur është transparenca e çmimeve.”Oranews.tvtregu elbasantregu elbasantregu elbasan