Basha: Rama s'jep bilancin e Lazaratit po tiganis si sardele Gate Mahmutajn
Tiranë – Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka konsideruar njerin prej të arrestuarve të Lazaratit, Gate Mahmutajn, si “sardele” që Qeveria e skuq çdo mëngjes, drekë e darkë për t'ua shërbyer shqiptarëve në spektalet e saj televizivë, në vend që t’iu tregojë se cili ishte bilanci i operacionit në Lazarat dhe kush e drejtonte atë trafik droge.Në tryezën me ekspertët e sigurisë, thirrur nga PD-ja, Basha tha në fjalën e tij se në Lazarat, “Qeveria Rama – Meta nisi disa prej aksioneve, qoftë këto të shartuara me dëshirën e papërmbajtshme për spektakël televiziv, qoftë këto të shartuara me mosarritjen e objektivave profesionale dhe me “tiganisjen” - stigmatizimin e një individi, po ku akoma nuk kemi një bilanc të plotë sesa drogë u kap, sa drogë u gjet, sa drogë parashikohej të gjendej, cilët janë krerët e kësaj pune, por çdo mëngjes, drekë dhe darkë, “sardelja” që tiganiset në tigan është Gate Mahmutaj, a thua se aty fillonte dhe mbaronte problemi.”PD-ka mbledhur sot në Tiranë një tryezë me ekspertë të rendit dhe sigurisë, të cilët kanë bërë analizën e punës së qeverisë në 300 ditët që shkuan në këtë fushë.(Video: Ja deklarata e Bashës për qeverinë Rama-Meta)armanda shtembari/Oranews.tv