Ulet me 10% kontrolli për bizneset. Asgjesohen mijëra artikuj të falsifikuar

Administrata doganore rrit performancën si dhe ul kontrollet për bizneset me 10% duke i lehtësuar procedurat e kalimit të mallrave.Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali në përmbyllje të projektit të bashkëpunimit me BE-në vlerësoi arritjet falë këtij projekti. Spiropali theksoi se gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar dhe asgjësuar mijëra artikuj të falsifikuar.“Në doganë është ulur ndjeshëm duke u bazuar pikërisht tek ky model risku, është ulur në 10 %. Kontrolli i pac’doganimit apo aposteriori është përfituar asistenca më e mirë teknike e partnerëve të këtij projekti kryesisht nga administrata franceze, administrata doganore si dhe është realizuar asgjesimi i mijërave artikujve të falsifikuar dhe janë shkatërruar”, tha ajo.I ngarkuari me punë i BE-së në vendin tonë Clive Roumbold deklaroi se eficensa e e mirë e doganave do të thotë më shumë të ardhura për buxhetin.“Ky projekt ndikon për mirë tek qytetarët por edhe në punën e doganave. Kjo vjen pasi nëse ndalohen rastet korruptive do të thotë më shumë të ardhura në buxhet dhe për ekonominë në tërësi. Me këtë projekt synojmë që doganat shqiptare t’i afrojmë me standartet e BE-së. Arritja e standarteve do të ndihmonte qeverinë me të ardhura e si rrjedhojë edhe në mirqeverisje”, tha ai.