Shqipëria rrezikon të mbetet pa rezerva uji, Apeli: Stop ndërtimit të HEC-eve

Ambentalistët japin alarmin për burimet ujore dhe kërkojnë që të mos ndërtohet asnjë HEC pa analizuar situatën aktuale.Gjatë raportimit në komisionin e Veprimtarive Prodhuese Eduard Cani deklaroi se aktualisht nuk ka një strategji për mbrojtjen e burimeve ujore dhe duhet ndërhyrje sa më parë.“Ndalimi i investimeve si në vepra të mëdha si hidrocentrale të ndalohet menjëherë, jo më leje, deri në pregatitjen e vlerësimit strategjik mjedisor dhe sigurimit të balancës ujore. Ministria e Mjedisit po punon për strategjinë dhe verifikimin e sa ujë kemi në Shqipëri, sepse ne nuk e dimë sa ujë kemi në Shqipëri. Dëri në atë moment ne do ishim të lutur që institucionet të ndalojnë të paktën deri sat ë qartësohet situata në dhënien e lejeve sepse do jetë kosto e shtuar dhe e pamenaxhueshme për të ardhmen”, tha aiKëtë problem e ka pranuar edhe kreu i komisionit Eduard Shalsi i cili ka kërkuar një analizim të situatës për të gjetur zgjidhjen.Ambjentalistët ngritën edhe shqetësimin e devijimit të Vjosës nga Greqia për të cilën kërkuan reagim nga shtetit shqiptar.“ Në rajonin e Epirti të Veriut është marrë për ngritjen e devijimit të Vjosës në pjesën e Pindit lart, ne kemi ngritur zërin dhe ky ëhstë një moment lufte që ndoshta politika mund të marrë një qëndrim për të mos e lejuar këtë gjë”, tha aiNë bashkëpunim edhe me shoqërinë civile ambjentalistët i kanë dërguar institucioneve dhe ministrive të linjës ku i parashtrojnë problemet më të prekshme dhe sugjerim për zgjidhjen e situatës.