Projekt për rehabilitimin e rezervatit me ekosistemin e veçantë të Kune-Vainit

Lezhë- Zona e mbrojtur e Kune Vainit do të jete më atraktive për vizitoret dhe turistët e huaj. Ministria e Mjedisit ka nisur zbatimin e një projekti për rehabilitimin dhe pyllëzimin e saj dhe synon edhe mbrojten e këtij rezervati natyror nga erozioni detar.“Eshtë një nga rezervatet me ekosistem nga më të veçantët, ka një sërë shpendësh dhe kafshësh të rralla. Uroj të kenë gjetur qetësinë e nevojshme me moratoriumin i cili ka kohë që është vendosur. Unë jam i bindur që të gjithë së bashku mund t’ia dalim. Është një amanet i të parëve tanë, të cilin jemi të detyruar qoftë dhe moralisht për t’ia lënë Shqipërinë po të gjelbëruar, po të pastër dhe po të shëndetshme. Do të ishte një mëkat i madh të bënim një shfrytëzim të tejskajshëm të pasurive natyrore ku është një nga vlerat më të rendësishme të vendit tonë dhe fëmijët tanë nesër të shihnin një vend si destinacionet e tjera të Europës dhe botës”, tha aiVendosja e tabelave informuese, krijimi i shesheve të pushimit për vizitorët, vendosja e stolave të pushimit dhe shtimi i pikave të vrojtimit nga ku mund të soditet ky rezervat janë disa nga ndërhyrjet që do të kryhen në zonën e mbrojtur të Kune Vainit.Paralelisht do të ndërhyhet për pyllezimin e një sipërfaqeje prej 1.7 hektarësh për shndërrimin i këtij rezervati natyror në një zonë tepër të vizitueshme.