Magjistratura, PS-LSI i heq Presidentit një tjetër kompetencë

Në mënyre indirekete, mazhoranca në Komisionin e Ligjeve i ka hequr një tjetër kompetencë Presidentit, duke e zhveshur nga e drejta se si Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtesisë të perfshihet në proçesin e zgjedhjes se Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës.“Përsa kohë që nuk jemi edhe përpara një kompetencë kushtetuese të KLD sepse nuk e parashikon kushtetuta si kompetencë të KLD emërimin e drejtorit të shkollës së Magjistraturës, në propozojmë që zgjedhje a drejtorit të bëhet më votim të hapur nga Këshillit Drejtues të Shkollës”, tha Felaj.Kryetari i Komisionit të ligjeve Fatmir Xhafa, sqaroi, se këto ndryshime kanë për qëllim ta mbrojnë shkollën e magjistarturës nga viruset që kanë kapur instituconet përreth saj.“Në këtë rast ju them se dëshirojmë që shkolla të mos marrë të njëjtin virus, pra nëse atë duam që ta pastrojmë nga gjendja moçalore, këtë duam që ta ruajmë të pastër që të mos prishet. Ky është qëllimi”, tha kryetari i Komisionit të Ligjeve.Komsioni i ligjeve miratoi në parimi ligjin për shkollen e magjistraturës, ndonëse votimi ishte në kundërshtim me rregulloren pasi mungonte kuorumi.Po sot shumica miratoi në këtë komision edhe ligjin për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.