Nis tjetërsimi i sheshit "Nënë Tereza", hiqet shatërvani, trotuare e fasada të reja

Tiranë – Qeveria shqiptare do të tjetërsojë thuajse plotësisht, sheshin “Nënë Tereza” para Universitetit të Tiranës, duke nisur nga dita e sotme, kur prej andej ka nisur prishja e shatërvanit.Ky shesh do të restaurohet plotësisht për të mundësua, mbajtjen atje të një meshe solemne nga Papa Francesku I më 21 shtator në Tiranë.Lajmin e ka konfirmuar arkitekti Artan Shkreli, i cili, në një postin në Fb shkruan:“Me rastin e vizitës së Papës Francesk I më 21 shtator, sheshi “Nënë Tereza” ku ai do të mbajë meshën solemne, do të restaurohet i gjithi dhe në të tërë elementet përbërës të tij, fasada, ndriçim, trotuare, shkallare, infrastrukturë...Një fllad freskie do ta shndërrojë atë shesh, sot në degradim e sipër, në një ansambël harmonik shembullor për arkitekturën dhe hapësiren urbane që ngërthen. Dhe kjo nuk do të jetë veçse faza e parë e ndërhyrjes.”ar.sh/Oranews.tv