Abuzimi me fondet e ujësjellësit të Kukësit, Halilaj: Kemi bërë kallëzim, duam drejtësi
Kukës - Pak ditë pas dërgimit në Prokurori të çështjes së ndërtimit të ujësjellësit të ri të qytetit të Kukësit, kryebashkiaku Hasan Halilaj ka kërkuar drejtësi, ndonëse tek kjo e fundit nuk ka shumë besim.Policia e Kukësit, vetëm pak ditë më parë, tha se dy drejtuesit e kompanisë, të cilët kishin fituar tenderin për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit të Kukësit, janë dërguar në Prokurori pasi ata kanë përfituar fonde të cilat ishin të destinuara për ndërtimin e rrjetit të ri, por që ky rrjet nuk rezultoi funksional, çka ka hedhur dyshime se ata nuk e kanë realizuar atë sipas projektit të hartuar.Nga verifikimet e bëra, ka rezultuar se punimet nuk janë realizuar sipas kontratës së nënshkruar në muajin Korrik 2009, duke përfituar fondet e dhëna pa siguruar furnizimin me ujë të banorëve.Për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit të Kukësit janë dhënë 3.5 milion euro./nzh/oranews online/