Kodheli: Jo më kallashnikovë, ushtria brenda vitit me karabina M4 të NATO-s

Tiranë – Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka bërë sot publikisht, analizën e dikasterit që drejton.Duke bërë krahasimin me situatën në të cilën i gjeti Forcat e Armatosura në 16 shtator të 2013-ës dhe atë që po ndodh, Kodheli njoftoi se  brenda këtij viti, Forcat e Armatosura do të pajisen me armë të standartit të NATO-s, pra, jo më me kallashnikovë, por me karabina M4 që do të përdorin municion të kalibrit 5.56.Kodheli shtoi se tani kemi forca më të vogla në numër, por më të mirëpajisura. “Ka gjithmonë dritë në fund të tunelit,"- "tha ajo, - "dhe për mua, drita ishit ju.Programi i Qeverisë kërkon sfida, krijimin e kapaciteteve ushtarake. Në qëndër të reformave është lartësimi i figurës së ushtarakut dhe një nga dokumentet e parë strategjikë ishte struktura e re e FA në përgjigje të realiteteve që gjendemi.Nuk e kemi menduar se edhe për këtë do të hasnim nëj rezistencë të gjatë, por prej pak ditësh e kemi strukturën në dorë dhe kemi nisur programin për implementimin e saj. Ajo ka një përbërje më të vogël, por më të pajisur.Po ashtu, nisëm dhe përgatitjen e kuadrit ligjor. Ligji i ri për autoritetet dhe pushtetet ka përcaktuar qartë, zinxhirin e komandimit. Jam e bindur se bazuar në vetë propozimet e FA, kemi bërë edhe ligjin për karrierën në të, por dua të them se jemi të vendosur për të çuar deri në fund atë që kemi nisur. Asnjë interes personal në këtë.E këtu dua të përmend edhe ligjin e ri të inteligjencës së mbrojtjes. E kishte menduar njeri që të kishte një shërbim inteligjent që të përdorej kundër opozitës? Hileja ishte se nuk do të kishte më vegla në shërbim të partive në pushtet. Tani, ligji dhe vetë, ligji do të mbizotërojë," - theksoi Kodheli.ar.sh/Oranews.tvmimi kodheli2mimi kodheli