Turizmi malor në Mirditë, folku një mënyrë për të tërhequr turistët e huaj
Mirditë - Turizmi në Shqipëri po orientohet gjithnjë e më tepër ndaj zonave malore. Mirdita shihet si një destinacion mjaft tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.Për ta bërë më tërheqës këtë zonë është organizuar një aktivitet, promovues i turizmit nëpërmjet folkut, ndërsa të pranishëm kanë qenë me dhjetëra turistë të huaj, të cilët kanë dëshirë të eksplorojnë Mirditën turistike.Improvizimi i dasmës Mirditore, muzika folklorike ushqimet bio dhe bukuritë natyre kanë tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj, të cilët i janë bashkuar valltarëve të zonës.Turistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, e kanë cilësuar Mirditën si një zonë ku atraksioni është i madh për shkak të zonave të virgjëra që ajo ka. Ata shprehen së do të rikthehe në Mirditë, ndërsa do ta promovojnë zonën edhe në vendet ku ata jetojnë."Tradita shqiptare më ka tërhequr në përgjithsi, ku pjesë e traditës janë dhe dasmat, dhe po kënaqemi këtu në Mirditë. Këtu ka ajër të pastër, ushqim bio, njerëzit janë shumë të dashur dhe mua më pëlqen shumë ndaj dhe kam ardhur. Dukë parë gjithë këto bukuri që të ofrohen në këtë zonë, do ti ftoj dhe miqtë e mi që të vijnë këtu.”- Kështu shprehet njëri prej turistëve."Është një zonë shumë e bukur, dhe jemi të befasuar nga ky organizim perfekt. Këtu është ruajtur më së miri tradita, ka një mikpritje bujare dhe njerëzit janë shumë të mirë dhe unë do të rikthehem sërish”, shton një turiste tjetër.Drejtoresha e veprimtarive folklorike kombëtare, Meri Kume, si dhe kryetari i Bashkisë Rubik, Gjok Vuka, shprehen se aktivitete të tilla promovojnë turizmin ekologjik me atë kulturoror, dhe janë nxitje që turistët e huaj të vizitojnë zonën e Mirditës.Organizatori i këtij aktiviteti, Gjergj Marku, vlerëson se Shqipëria është një potencial turistik i pa zbuluar.Promovimi i turizmit malor nëpërmjet folkut është një risi, e cila është organizuar në fshatin Katund i Vjetër në Rubik, një zonë kjo me potenciale të mëdha kulturore dhe historike./nzh/oranews online/