PD: Ndoka i PS-së pranoi akuzat dhe dënimin në Itali, ja faktet

Tirane- Partia Demokratike paraqiti sot prova të reja, që vërtetojnë se Arben Ndoka, jo vetëm është dënuar në Itali, por ka vuajtur një pjesë të dënimit në burgun e Varezes.Deputeti Flamur Noka bëri publike sot një shkresë të Arben Ndokës ku i kërkohet Gjykatës së Romës të falet për 3 vite, nga 7 vite e 6 muaj që ishte dënuar.“Ndalimi që i kanë bërë në 2002 në Itali, nuk ka qënë një keqkuptim që është sqaruar, por ai ka nisur vuajtjen e dënimit atje dhe më pas është transferuar në Shqipëri.Kjo dëshmon se deputeti i Edi Ramës ka pranuar vetë akuzën dhe dënimin për trafik prostitucioni në rrethana rënduese.Kjo tregon se deputeti i Edi Ramës ka pranuar vetë akuzën dhe dënimin për rrembim personi” deklaroi ish ministri i Brendshëm Ndoka.Sipas deputetit të PD-së faktet vërtetojnë edhe një herë se Edi Rama ka veshur me imunitetin e deputetit, një person me të kaluar të rëndë kriminale.“Edi Rama i hapi rrugën hyrjes në Kuvend, të deputetit të tij me këtë të kaluar kriminale, duke shmangur nga lista dy kandidate gra. Dhe Edi Rama hesht prej një jave, edhe pse emri që ai kërkoi u bë publik, edhe pse provat që ai kërkoi u bënë publike” nënvizon më tek Ndoka duke shtuar se heshtja e Ramës, është prova e gjallë se ai është i lidhur me krimin që ka hyrë në Parlament.Shkresa që deputeti Ndoka i ka dërguar gjykatës së Romës ku kërkon ulje të dënimitshkresa që deputeti Ndoka i ka dërguar gjykatës së Romës ku kërkon ulje të dënimit-1Shkresa që deputeti Ndoka i ka dërguar gjykatës së Romës ku kërkon ulje të dënimit-2shkresa që deputeti Ndoka i ka dërguar gjykatës së Romës ku kërkon ulje të dënimit-3